Hidhet nga trampolina në det, plagoset rëndë 28-vjeçari në Sarandë

Shqipëria

Hidhet nga trampolina në det, plagoset rëndë 28-vjeçari në Sarandë

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Një pushues është plagosur në Sarandë, pasi është hedhur në det nga trampolina.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa korrespondentja e Panorama raporton se i plagosur ka mbetur Endri Mera 28 vjeç nga Tepelena.

Mësohet se i riu është hedhur me kokë në det dhe si pasojë ka mbetur i plagosur.

Menjëherë ai është transportuar për në spitalin e Sarandës, ku pas mjekimit është nisur me helikopter për në spitalin e Traumës në Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat