Edi Rama e shkarkon zëvendësministren e Turizmit

Shqipëria

Edi Rama e shkarkon zëvendësministren e Turizmit

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 15:36
Edi Rama

Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi është shkarkuar nga detyra.

Vendimi është marrë nga Këshilli Ministrave. Çuçi e mbante këtë post që prej vitit 2017.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Znj. Ornela Çuçi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat