“Koha për referendum po vjen përgjithmonë”/ Meta: Bashkëpunim me të gjithë për këtë të drejtë kushtetuese

Shqipëria

“Koha për referendum po vjen përgjithmonë”/ Meta: Bashkëpunim me të gjithë për këtë të drejtë kushtetuese

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 11:18
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se koha e referendumit ka ardhur.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Meta shkruan se referendum ishte arsyeja pse në datën 25 korrik shqiptarëve iu dha Partia e Lirisë.

Meta u shpreh se do të bashkëpunohet me çdo ekspert, faktor, parti, grup interesi dhe qytetar për të garantuar ligjërisht ushtrimin e kësaj të drejte kushtetuese të bllokuar për dy dekada nga oligarkët.

“Koha e Referendumit po vjen përgjithmonë!

Ndaj më 25 Korrik u mor vendimi historik për t’u dhënë shqiptarëve Partinë e Lirisë e cila do të pagëzohet si Partia e Referendumeve shumë shpejt!

Bashkëpunim me çdo ekspert, faktor, parti, grup interesi dhe çdo qytetar për të garantuar ligjërisht ushtrimin e kësaj të drejte kushtetuese të bllokuar nga oligarkia për dy dekada.

Koha kur pakica vendoste pas shpinës të shqiptarëve ka përfunduar përgjithmonë.

Së bashku do t’i japim fund kapjes së shtetit përmes Referendumit dhe shenjtërimit të Kushtetutës dhe të ligjit”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat