Sulmi kibernetik, AKSHI del me njoftimin e rëndësishëm

Shqipëria

Sulmi kibernetik, AKSHI del me njoftimin e rëndësishëm

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Shërbimet publike online rikthehen në normalitet të plotë në e-Albania. Ky informacion eshte bere me dije nga AKSHI.

Pas thuajse 4 javësh kundërveprimi intensive, ndaj agresionit kibernetik, shërbimet online për qytetarët dhe bizneset janë normalisht të aksesueshme.

Aktualisht, 1224 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania, mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë. Tashmë platforma e-Albania aksesohet dhe nga jashtë territorit të Republikës Shqipërisë dhe mund të aplikohet për 36 shërbimet konsullore.

Janë në funksion të plotë shërbimet e:

– Vërtetimit të pagesës së aftësisë së kufizuar;

– Kryerja e pagesave të ujit për UKT Tiranë;

– Aplikimet për Leje ndërtimi (e-Lejet), vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe përdorimit te burimeve ujore;

Ndërkohë, stafi i inxhinierëve po punon për të kthyer në normalitet dhe shërbimin e fundit të mbetur: njehsimi i diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja.

Me qëllim vijimin e mëtejshëm të procedurave administrative për aplikimet e ngarkuara në sistemin e-Leje, në mbështetje të VKM-së Nr. 430, datë 11.7.2018 “Për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për sistemin elektronik të lejeve (e-leje)”, Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT), në cilësinë e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI):

ofron asistencë ligjore dhe procedurale ndaj Bashkive dhe institucioneve që kanë akses në sistemin elektronik e-Leje;

përgatit udhëzimin përkatës mbi bazën e të cilit do të operojnë të gjithë aktorët e përfshirë në proces, që dërgohet për shqyrtim dhe miratim dhe pranë Këshillit Kombëtar të Territorit.

AKSHI shpreh edhe një herë mirënjohje për të gjithë punonjësit e ekipit, që ia dolën të rikuperojnë, në një kohë record, shërbimet publike online, si dhe skuadrën speciale të Microsoft për ndihmën e ofruar gjatë gjithë këtyre ditëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat