Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Kompania arabe do të jetë aksioneri i mazhorancës

Shqipëria

Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Kompania arabe do të jetë aksioneri i mazhorancës

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 11:00
Klodian Tomorri

Gazetari i njohur dhe eksperti i ekonomisë, Klodian Tomorri, ka nxjerrë hijet e skandalit që rrethojnë koncesionin e Portit të Durrësit. Ai ka treguar pazarin e Portit të Durrësit, që qeveria nuk po e tregon për qytetarët.

Nga analiza e tij, projekti pritet të shkaktojë një dëm shumë të madh. Kompania arabe do të marrë 70 për qind të fitimit neto, ndërsa qeveria 30 për qind. Në Portin e Durrësit do të ketë 1.5 milionë metër katrorë ndërtim. Supozojmë se çmimi mesatar i shitjes do të jetë 2200 euro për metër. Kompania do të arkëtojë 3.3 miliardë euro. Investimi i deklaruar është 2 miliardë euro, që do të thotë se fitimi mbetet 1.3 miliardë euro.

Sipas partneritetit, kompania arabe do të marrë 910 milionë euro, kurse qeveria 390 milionë euro. Por si do të ndahej fitimi nëse qeveria do të hynte në marrëveshje me kompaninë arabe me kushtet e tregut, pra të merrte 30 për qind të sipërfaqes bruto? Nga 1.5 milionë metrat e sipërfaqes ndërtimore qeveria do të përfitonte 450 mijë metra. Me çmim shitje 2200 euro, qeveria do të arkëtonte 900 milionë euro. Pra tre herë më shumë, Kompania arabe do të jetë aksioneri i maxhorancës dhe kjo do të thotë se ajo do të ketë kontrollin e plotë të shpenzimeve. 

Tomorri shkruan se Projekti i Portit turistik në Durrës do të shkatërrojë Portin ekzistues të mallrave.

“I gjithë projekti është i përjashtuar nga taksat. Kompania mund t’i fryjë shpenzimet deri në pikën që ta çojë fitimin minimal ose zero. Dhe qeveria do të marrë 30 për qindëshin e zeros. Dmth hiç. Ky është një rrezik shumë i madh i materializuar disa herë në partneritetet e qeverisë më privatët. Projekti i Portit turistik në Durrës do të shkatërrojë Portin ekzistues të mallrave. Në fillim të muajit të kaluar u bë publik, projekti i kompanisë hollandeze Royal Haskoning për portin e ri të mallrave në Porto Romano. Fatura e ndërtimit të portit? Plot 2 miliardë euro. Këto do t’i paguajë qeveria. Qeveria mund të marrë 310 milionë euro fitim në rastin më të mirë nga partneriteti me kompaninë arabe në Durrës, por do të duhet të paguajë 2 miliardë euro për të ndërtuar portin e ri të mallrave në Porto Romano. Populli thotë bli qen dhe shit këlysh”, përfundoi Tomorri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat