Burg pa afat për ish shefin e policisë së Dhërmiut, Sokol Bode

Shqipëria

Burg pa afat për ish shefin e policisë së Dhërmiut, Sokol Bode

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 11:13
Sokol Bode

Sokol Bode, ish-shefi i Postës së Dhërmiut, i arrestuar më 11 gusht në Berat, pas 5 vitesh arrati ka dalë mëngjesin e kësaj së shtune (13 gusht) përpara Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” si dhe dënimin e dhënë në mungesë ndaj tij, nga shkalla e parë.

Pas dhënies së gjeneraliteteve përpara gjyqtares së posaçme Atalanta Zeqiri, kjo e fundit ka vendosur ndaj ish shefit të Dhërmiut vazhdimin masës së sigurimit “arrest me burg”.

Ai u arrestua në Berat mbrëmjen e 11 gushtit e më pas u transportua për në Tiranë.

Bode në prill u dënua me 8 vite heqje lirie për trafik të lëndëve narkotike e grup kriminal.

SPAK e akuzoi për implikim në trafikun e narkotikëve të kryer nga organizata kriminale e drejtuar prej vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat