Masakra në Malin e Zi, Berisha: Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të shëmtuar!

Shqipëria

Masakra në Malin e Zi, Berisha: Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të shëmtuar!

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 15:01
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me masakrën e ndodhur të premten në Malin e Zi, ku një 34-vjeçar ekzekutoi 10 persona dhe plagosi 6 të tjerë pas një sherri për banesën e qerasë në Cetinje.

Përmes një postimi në facebook Berisha shkruan se dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal, si dhe i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave, qytetarëve dhe autoriteteve të vendit fqinj.

POSTIMI I PLOTË:

Nje masaker e vertete ne Çetine! Vriten dhjete qytetare dhe plagosen gjashte te tjere!

Miq, nje person i armatosur ka hapur zjarr dje pasdite ne nje lagje te Çetines dhe ka vrare 10 qytetare, nder te cilet dy femije, dhe plagosur 6 te tjere.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt kriminal e te shemtuar, i shpreh ngushellimet e mia te ndjera familjeve te viktimave, qytetareve dhe autoriteteve te vendit fqinj. I uroj gjithashtu sherim te plote te plagosurve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat