“Koha për të kthyer shpresën dhe besimin”- Meta: Shpopullimi po plak Shqipërinë!

Shqipëria

“Koha për të kthyer shpresën dhe besimin”- Meta: Shpopullimi po plak Shqipërinë!

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 10:20
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë fenomeni i shpopullimit po tkurr dhe plak popullsinë në Shqipëri.

Meta shkruan në një status në rrjetet sociale se PL do të ketë një program të veçantë për të mbështetur familjet e reja që të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.

Ai shton se është koha për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria ka diell për të gjithë, veçanërisht për fëmijët e saj.

“Shpopullimi po e tkurr dhe po e plak Shqipërinë. Një tjetër tregues negativ për vitin 2022, ku për tre mujorin e dytë regjistrohen 14.8% lindje me pak.

Për familjet e reja bonuset e lindjes janë shumë të ulta, ndërkohë që korrupsioni, papunësia, pagat e ulta, çmimet e papërballueshme të banesave, cilësia e dobët e edukimit dhe mungesa e perspektivës ja u bën jetesën të papërballueshme.

Partia e Lirisë si një forcë e përkushtuar për të çrrënjosur shkaqet e shpopullimit do të ketë një program të veçantë për të mbështetur fuqimisht familjet e reja, që të ndërtojnë të ardhmen këtu dhe të lindin me guxim dhe gëzim fëmijët e tyre në një vend të sigurt, që kujdeset me dashuri dhe përgjegjshmëri për të ardhmen e tij.

Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria ka diell për të gjithë dhe së pari për fëmijët e saj!”, shkruan Meta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat