Radhë në Kapshticë/ Rreth 7500 emigrantë erdhën në 24 orë nga Greqia për pushime

Shqipëria

Radhë në Kapshticë/ Rreth 7500 emigrantë erdhën në 24 orë nga Greqia për pushime

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Një numër i lartë udhëtarësh kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare te Kapshticës.

Ne 24 orët e fundit ne vendin tonë kanë hyrë rreth 7500 persona kryesisht emigrantë që vijnë për pushime dhe për të takuar familjarët.

Prej mëngjesit të së dielës në këtë pike kalimi është shënuar fluks i lartë automjetesh dhe nuk kanë munguar as vonesat për shkak të dyndjes së automjeteve ndërsa emigrantet tregojnë se me se shumti kane qëndruar ne pritje ne pjesën shqiptare.

Pala shqiptare ka punuar me 6 sportele ne hyrje dhe ne dalje ndërsa ne momentet e fluksit për të shmangur radhët ka shtuar edhe 2 të tjera e po aq sportele ka vendosur ne dispozicion edhe pala greke.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat