Rritje e lehtë e temperaturave, si do të jetë moti këtë fillim jave

Shqipëria

Rritje e lehtë e temperaturave, si do të jetë moti këtë fillim jave

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 07:26
Ilustrim

Territori shqiptar përgjatë gjithë 24-orëshit parashikohet të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku ultësira perëndimore do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. Ndërsa në zonat malore parashikohet që vranësirat të jenë më të dukshme por nuk do të sjellin reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 32°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

E hëna sjell përmirësim të ndjeshëm të kushteve të motit duke bërë që Kosova të dominohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave. Edhe pse herë pas here vranësirat do të bëhen më të dukshme ato nuk do të mund të sjellin reshje në vend.

Maqedonia e Veriut

Zhvillimi i një qendre të presionit të lart atmosferik mbiu Ballkanin Perëndimor do të sjelli dominim të motit të qëndrueshëm dhe në territorin e Maqedonisë së Veriut përgjatë gjithë ditës. Parashikohet që në Maqedoninë e Veriut të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, më të dukshme këto në orët e pasdites.

Rajoni dhe Europa

Evropa Veriore dhe Qendrore do të jenë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të mund të gjenerojnë reshje shiu. Po ashtu më shira të pakët do të jetë dhe pjesërisht Ballkani Verior. Ndërsa pjesa tjetër e Jugut të kontinentit dhe Evropa Lindore parashikohet të jenë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat