Eksperti i kriminologjisë paralajmëron Policinë e Shtetit: Hapni sytë, banditët po përdorin Netflix-in për…

Shqipëria

Eksperti i kriminologjisë paralajmëron Policinë e Shtetit: Hapni sytë, banditët po përdorin Netflix-in për…

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka paralajmëruar Policinë e Shtetit të rrisë vigjilencën në lidhje me përdorimin e platformës Netflix, për shkëmbimin e mesazheve mes grupeve kriminale.

Përmes një postimi në facebook Karamuço shkruan se taktikat e reja kriminale kanë përfshirë dhe Netflix, duke bërë që mesazhet e banditëve të përcillen nga Ekuadori, në Hollandë e më pas në Tiranë përmes kësaj platforme.

Postimi i Karamuços:

Policia e Shtetit të hapë sytë. Studimet e reja mbi taktikat kriminale kanë përfshirë edhe Netflix në llogaritë e komunikimit midis grupeve keqbërëse. Logove të një llogarie në Netflix nuk ju shkruhen emrat, por mesazhet e banditëve. Njëri në Ekuador, tjetri në Hollandë dhe i fundit në Tiranë janë shumë komod të komunikojnë pa u pikasur fare.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat