Kapet në Durrës ‘ushtari’ i Nuredin Dumanit, edhe 13 të tjerë në arrati

Shqipëria

Kapet në Durrës ‘ushtari’ i Nuredin Dumanit, edhe 13 të tjerë në arrati

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar me urdhër të SPAK 49-vjeçarin Agim Gjini si pjesë e grupit të Nuredin Dumanit. Sipas bluve të Durrësit, Gjini u kap dje pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendin ku ndodhej ai. Pas arrestimit, 49-vjeçari do të përballet me akuzat e SPAK për veprat penale “Vjedhja me dhune” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Arrestimi nga Policia e Elbasanit i Nuredin Dumanit ishte fillimi I një operacioni ‘Plumbi i Artë‘  me 32 urdhër arreste në finalizim të të cilit emrat më të njohur të botës së krimit si Talo Çela, Ervis Martini e Suel Çela nuk u vunë në pranga, raporton ABC News.

Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale që mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit dhe janë goditur 8 grupe kriminale pasi Dumani dhe Hoxha bashkëpunuar me drejtësinë për të zbardhur krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje, pagesa qindra mijëra euroshe për ekzekutime etj. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, si dy ortakë, njohur me pseudonimet Lala dhe Bubi, pjesë e të njëjtit grup kriminal, por që shoqëria mes tyre mori fund pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.

Të arrestuar në kuadër të operacionit Golden Bullet

Nuredin Dumani

Henrik Hoxha,

Ardian Uzuni

Altin Ndoci

Skerdi Tasi

Leonard Palushi

Fatos Gosa

Erion Alibej

Gentjan Sharra

Florenc Cekrezi

Elvis Koci

Ilirjan Feci

Petrit Qoli

Agron Qoli

Agron Qafa

Artan Plaka

Besjan Xhixha

Leonard Palushi është shefi i Krimeve në Policinë e Lezhës. Ai akuzohet për shpërdorim detyre.

Njoftimi i policisë

Durrës / Vijon operacioni policor i koduar “Golden bullet”.

Finalizohet nga strukturat e DVP Durrës, faza e dytë e këtij operacioni. Shkon në 19 numri i të arrestuarve.

Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar në kuadër të këtij operacioni, të zhvilluar më datë 19 maj 2022.

Si rezultat i këtij operacioni, më 19 maj, u ekzekutuan 18 urdhra të lëshuar nga SPAK.

Në vijim të punës për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë, të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale, shërbimet operacionale të DVP Durrës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas të kërkuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Golden bullet”, organizuan dhe finalizuan fazën e dytë të këtij operacioni.

Si rezultat u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. Gj., 49 vjec, banues në Durrës.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhune” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Golden bullet”.

Operacioni i koduar “Golden bullet” u drejtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe nisi menjëherë pas arrestimit të të shumëkërkuarit, shtetasit Nuredin Dumani, i cili u arrestua si rezultat i operacionit policor të koduar “Arratia”, operacion i cili u zhvillua nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat