“Fati i lojërave”, dy të arrestuar në Shqipëri

Shqipëria

“Fati i lojërave”, dy të arrestuar në Shqipëri

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Policia e Shtetit shqiptar ka arrestuar dy persona në Sauk të Tiranës për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit.

Shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të shtetasit P. E., të cilin e kishte përshtatur për organizimin e lotarive të palejuara.

Gjatë kontrollit janë konstatuar duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparateve të tyre celulare shtetasit K. B. (21), F. B. (28) dhe R. M. (17).

Me këtë rast janë arrestuar shtetasit K. B. dhe F. B., ndërsa R. M. u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i lokalit shtetasi P. E., për veprën penale vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati të palejuara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, njofton Policia e Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat