Makina përplas një 12-vjeçare në Himarë

Shqipëria

Makina përplas një 12-vjeçare në Himarë

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Himarë. Sipas policisë një automjet tip “Benz” ka aksidentuar një 12 vjeçare, e cila është transportuar në spitalin e Himarës, për ndihmë të specializuar mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në lagjen “Potam”, Himarë.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit shtetasi E. Rr, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat