Një aksident masiv ka ndodhur këtë pasdite në rrugën e Rinasit.
Burime bëjnë me dije se janë përplasur katër automjete, ndërsa nuk dihet ende nëse kanë mbetur njerëz të lënduar.
Në videon e mbërritur në redaksinë e abcnews.al shihet teksa aksidenti ka shkaktuar trafik.
Ndërkaq, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë.