“Gledis Nanos iu kërkua dorëheqja për arsye …”, Rama: Rrumbullaku pjesë e ‘grupit çiftelia’? Konsum i llumit, ka mbështetjen tonë!

Shqipëria

“Gledis Nanos iu kërkua dorëheqja për arsye …”, Rama: Rrumbullaku pjesë e ‘grupit çiftelia’? Konsum i llumit, ka mbështetjen tonë!

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 12:44
Edi Rama

Kryeministri Rama pranoi sot se ish drejtorit të policisë së shtetit, Gledis Nanos i është kërkuar dorëheqja.

“Po, i është kërkuar dorëheqja, ma ka konfirmuar se do e jepte të hënën, sepse ishim të shqetësuar për zhvillime të papëlqyeshme lidhur me rendin publik dhe vetë policinë. Cështje që janë trajtuar me vetë drejtorin e policisë të mëparshëm.” tha Rama, ndersa vleresoi drejtorin e zgjedhur Muhamet Rrumbullaku.

Mbase duhet ta merrni si një nga shembujt që ne nuk qeverisim duke i shqiptarët në tanët dhe të tyre, dhe nuk merremi me biografi. Nuk jemi regjim patronazhistësh, por jemi një qeveri që vlerëson meritën. Dhe ju kujtoj që Rrumbullaku nuk vjen nga portalet, në krye të policisë por vjen nga disa vite punë në drejtim të AMP.

Një ndër drejtorët më të rëndësishëm dhe një ndër oficerët me karrierë profesionale. Ato ciftelitë e daullet, e risjella 10 vjet më pas në skenë, nuk kanë anjë vlerë. Ai është një vlerë morale me integritet të padiskutueshëm, sa i përket aspektit të ndershmërisë. Uroj të ketë sukses të plotë ka mbështetjen tonë absolute, të tjerat janë për konsumin e vorbullës së llumit.

Po, i është kërkuar dorëheqja, ma ka konfirmuar se do e jepte të hënën, sepse ishim të shqetësuar për zhvillime të papëlqyeshme lidhur me rendin publik dhe vetë policinë. Cështje që janë trajtuar me vetë drejtorin e policisë të mëparshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat