Ambasadorja amerikane: Mbështesim ‘Ballkanin e Hapur’ për të gjitha vendet e rajonit

Shqipëria

Ambasadorja amerikane: Mbështesim ‘Ballkanin e Hapur’ për të gjitha vendet e rajonit

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 11:34
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarët sot pas një konferencë për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Ambasadorja Kim deklaroi mbështetjen për “Ballkanin e Hapur”.

“Ne mbështesim të drejtën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që të jenë të integruar në Europë dhe të integruar mes vete.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjithë përpjekjet, përfshirë dhe Ballkanin e Hapur, në mënyrë që të jenë konseguente dhe të kontribuojnë për procesin e integrimit që ndiqet nga BE dhe që janë të hapur për 6 vendet”, deklaroi ambasadorja Kim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat