Rama: Punë intensive për projektet e Parkut Kombëtar të Vjosës

Shqipëria

Rama: Punë intensive për projektet e Parkut Kombëtar të Vjosës

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është duke u punuar intensivisht për projektet e Parkut Kombëtar të Vjosës.

Ai, përmes një postimi në Facebook, tha se ky park është i njohur botërisht si lumi i vetëm i egër në Evropë.

Kreu i qeverisë zgjodhi ta postonte këtë lajm me rastin e Ditës Botërore të Lumenjve.

“Dhe në Ditën Botërore të Lumenjve me lajmin se po punohet intensivisht për projektet e Parkut Kombëtar të Vjosës, i njohur e i çmuar botërisht si lumi i vetëm i egër në Evropë, ju uroj të diel të paqtë”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat