Reshjet e dendura të shiut në Mirditë, rrëshqitjet e dherave bllokojnë rrugët

Shqipëria

Reshjet e dendura të shiut në Mirditë, rrëshqitjet e dherave bllokojnë rrugët

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 09:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Reshjet e dendura të shiut mbrëmjen e djeshme qarkun e Lezhës kanë sjell probleme në disa fshatra.

Në bashkinë Mirditë, probleme ka pasur në Bukmirë, ku për shkak të reshjeve të dendura, ka pasur rrëshqitje të gurëve duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Probleme ka pasur edhe me energjinë elektrike, e cila është ndërprerë në disa zona.

Banorët shprehen se e kanë pasur të pa mundur t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, dhe thonë se kjo situatë përsëritet shpesh në rast të reshjeve të dendura të shiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat