Bojkot, sherr dhe ofendime në mbledhjen e PS në Shkodër, zbardhen debatet

Shqipëria

Bojkot, sherr dhe ofendime në mbledhjen e PS në Shkodër, zbardhen debatet

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 13:46
Edona Bilali

Bojkoti i mbledhjes së Këshillit Bashkiak është bërë shkak për një sherr më të thelluar mes socialistëve të Shkodrës.

Për të disiplinuar ata që çuan në dështimin e mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Shkodrës më 23 shtator, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen, Edona Bilali, drejtuese politike e qarkut të Shkodrës ka mbledhur te selia rozë anëtarët e këshillit që janë pjesë e PS.

Me tone të ashpra Bilali u shpreh se gjithçka ka ndodhur gjatë javës ka kalua ishte sjellje e pafalshme.

Fjala e plotë e Edona Bilalit-Jemi të gjithë koshient që përbërja e këtij këshilli është pasojë e një rrethane politike e cila ishte e pavarur nga vullneti, dëshira apo kontributi i gjithsecilit anëtar. Partia e mazhorancës në këshill ka qenë një shans i shkëlqyer për ti treguar qytetit çfarë mund të bëjë më shumë e më mirë Partia Socialiste për to. Ka qenë edhe një shans i mirë për gjithsecilin prej jush për ta treguar veten në një rrugëtim partiak në shërbim të qytetit.

 I ndjek të gjitha mbledhjet e këshillit nga dita që kam marrë këtë detyrë dhe veç habisë që kam herë pas here kur shikoj që flitni e votoni si opozitë apo në rastin më të mirë si shoqëri civile duke harruar që përfaqësoni Partinë Socialiste në këshill, sërish në kuadër të respektit të rolit që shumë prej jush kanë edhe jashtë këshillit për atë që përfaqësoni nuk kam ndërhyrë asnjëherë. Kam bërë atë që bën një drejtues politik: përcjelljen e ndjesisë së çështjeve qendrore në nivel lokal që vendimmarrja të jetë në sinkron.

 Ajo çfarë ka ndodhur këtë javë është në kulmin e jo njerëzores. Në kulmin e jo njerëzores sepse për të bërë një skemë përfitimesh personale keni rrezikuar bukën e gojës së mijëra familjeve dhe kjo sjellje është e pafalshme.

Unë jam krejt koshiente që ditën që kam ardhur për një pakicë në numër, që s’kalojnë as gishtat e dorës, që nga partia kanë marrë çdo gjë nga promovimi deri tek favoret e që partisë ja kanë nxirë fytyrën me hajdutëri e shitje vendesh pune. Kjo është arsyeja që sa të më besohet ky pozicion që kam ky kontigjent do të vijojë të rrijë jashtë selisë së Partisë Socialiste Shkodër. Jo më kot s’kanë më asnjë funksion në parti jo më kot s’janë më pjesë e jetës publike në administrate në qytet. Unë nuk kam preferuar të flas asnjëherë me fjalë kaq të forta sepse kam menduar që me veprime do e kuptoni njëherë e mirë që kjo nuk është sjellje e tolerueshme në parti.

 Ne nuk jemi fitues në Shkodër, nuk jemi as shumicë  për shumë faktorë që nisin nga ato historikë e deri tek ideologjia e rrënjosur thellë. Ne respektojmë çdo palë zgjedhje vendimin e qytetarëve edhe kur ato vijojnë të votojnë PD-në për herën e radhës por ne duhet të respektojmë e shërbejmë aq shumë qytetarëve sa ti fusim ato në borxh me ne e jo të pasqyrojmë këtë model.

 Mos harroni në këshill para qytetit ju jeni Partia Socialiste nuk jeni individë, e të shkoni mbrapa njerëzve që e kalojnë ditën duke shkruar tinxërisht pas faqesh anomime, letrash anonime apo komentesh nëpër portale kundër Partisë Socialiste, meje dhe tashmë drejtuesve të rinj të partisë së bashkisë si e si të krijojnë përçarje për tu kacavjerrur nëpërmjet jush drejt minimajave ku kanë qenë për të vjedhur e marrë ftyrën sërish kjo nuk ndodh më!

 Ju respektoj për profesionet, eksperiencën, ekspertizën që sillni por të jem shumë e qartë: për asnjë emër të përvetshëm s’do të vuajë më pasojat partia aq më keq qyteti dhe turpin para këtij të fundit do ta mbani me emra të përvetshëm pasi sjellja juaj nuk e përfaqëson Partinë Socialiste e cila distancohet totalisht nga sjellja juaj e kësaj jave. Thënë kjo sipas procedurës do të organizohet një mbledhje e jashtëzakonshme Këshilli Bashkiak për ti dhënë qytetarëve të drejtën nga e cila janë privuar”, tha Bilali.

Nga 40 këshilltarë të PS që janë në Këshill në mbledhjen e PS të thirrur nga drejtuesja politike Bilali morën pjesë vetëm 22 duke munguar 18 të tjerë që nuk u bindën sërish. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat