Alkooli pas divorcit, “merr në qafë” pronarin e hotelit në Divjakë, digjet brenda dhomës

Shqipëria

Alkooli pas divorcit, “merr në qafë” pronarin e hotelit në Divjakë, digjet brenda dhomës

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 13:22
Foto ilustrim

Llambri Marku, 60 vjeç u gjet i pajetë mesditën e sotme në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij në Divjakë.

Ngjarja dyshohet se ka qenë aksidentale pasi për shkak të një cigareje ka rënë zjarr në dhomën ku po qëndronte 60-vjeçari.

Mësohet se ky i fundit kishte vetëm 3 ditë që ishte divorcuar nga gruaja.Dyshohet se ai kishte konsumuar alkool në sasi të madhe dhe më pas kishte ndezur cigaren.Por 60-vjeçarin me sa  duket e kishte zënë gjumi me cigare në dorë, e cila ka ndezur dyshekun dhe flaka ka sjellë djegien e trupit të tij.

Kanë qenë familjarët që e gjetën të djegur pasi 60-vjeçari nuk përgjigjej në telefon.

Fillimisht ka marrë flakë dysheku e më pas është djegur e gjithë dhoma. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat