Protesta për rrugën në Bukmirë, shkatërrohet sa herë bie shi

Shqipëria

Protesta për rrugën në Bukmirë, shkatërrohet sa herë bie shi

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 15:31
Protesta për rrugën në Bukmirë

Aksi rrugor Rrëshen-Bukmirë i bërë vetëm disa vite më parë duket se do të ishte ndihmese për banoret e 7 fshatrave të njësisë administrative Bukmirë, por sot në fakt ky aks rrugor është kthyer në një kërcënim serioz për këta banorë.

Rrëshqitja e dherave apo dhe shembja e një pjese të konsiderueshme e asfaltit ka ngritur në protestë banoret e këtyre zonave, duke ju drejtuar fillimisht Bashkisë Mirditë dhe më pas firmës kontraktuese për marrjen e menjëhershme të masave për ndërtimin e një ure që lidh Rrëshenin me këtë njësi administrative.

Gjithashtu gjatë protestës pati dhe reagim nga firma e cila ka zbaruar tenderin duke ju siguruar banoreve që gjithçka do të rregullohet brenda pak ditëve.

Tre ditë më parë këta banore u përballen me shembjen e një pjese të rrugës dhe rrëshqitjen e dherave apo gurëve nga mali pas reshjeve të shiut në qarkun e Lezhës, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat