Aksident në Korçë, “Benzi” përplas 75-vjeçarin

Shqipëria

Aksident në Korçë, “Benzi” përplas 75-vjeçarin

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Teli Samsuri” në  Korçë.

 Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në rrugën “Teli Samsuri”, ku një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga një 42-vjeçar ka aksidentuar një të moshuar.

I lënduari është Gj. G., rreth 75 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia njofton se me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat