Tedi Blushi: Qeveria pasurohet dhe lumturohet mbi vuajtjet e jetimëve!

Shqipëria

Tedi Blushi: Qeveria pasurohet dhe lumturohet mbi vuajtjet e jetimëve!

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 12:13
Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me shkeljet gjetura nga KLSH në shtëpinë e fëmijëve në Tiranë.

Ai shprehet se kjo është fytyra e vërtetë antisociale e babëzisë së qeverisë së Edi Ramës, “që pasurohet dhe lumturohet mbi vuajtjen e jetimëve!”.

“Jetimëve që u vjedhin “kafshatën”, po u mohojnë edhe ndihmat e qytetarëve!

Nuk është filmi “Lulekuqe mbi mure”. Është historia e trishtë e jetimëve në qendrën sociale “Zyber Hallulli” në zemër të Tiranës, në vitin 2022.

Kjo është fytyra e vërtetë antisociale, e pashpirtësisë dhe e babëzisë së Qeverisë së Edi Ramës, që pasurohet dhe lumturohet mbi vuajtjen e jetimëve!”, shkruan Blushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat