Tiranë, kapen me veshje kontrabandë te rruga e "5 majit", prangosen 4 persona

Shqipëria

Tiranë, kapen me veshje kontrabandë te rruga e "5 majit", prangosen 4 persona

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka goditur një rast veprimtari kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme.

Në këtë operacion janë sekuestruar mallra dhe veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.  

Ndërkohë, janë vënë në pranga 4 shtetas që bashkëpunonin për transportimin dhe tregtimin e këtyre mallrave.

Polica në rrugën "5 Maji" ka lokalizuar dhe ndaluar fërgonin me drejtues shtetasin B. M. dhe pasagjer shtetasin A. K. Ku u gjetën mallra kontrabandë pa pullë fiskale.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Free road 3".  Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: B. M., 33 vjeç, banues në Kukës, A. K., 41 vjeç, banues në Tiranë; A. K., 34 vjeç, dhe B. I., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë, administratorë të dy subjekteve tregtare.” – njofton policia.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat