Vrasja e Pjerin Xhuvanit, vajza e tij kërkon të ndalohet publikimi i pamjeve! Avokatja i drejtohet prokurorisë

Shqipëria

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, vajza e tij kërkon të ndalohet publikimi i pamjeve! Avokatja i drejtohet prokurorisë

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 12:45
Pjerin Xhuvani

Vajza e Pjerin Xhuvanit ka kërkuar ndalimin e publikimit të pamjeve të vrasjes së babait të saj para zgjedhjeve të 25 Prillit të vitit të kaluar.

Në komunikatën e shpërndarë për mediat nga prokuroria e Elbasanit thuhet se hetimi është kërkuar nga avokatja e vajzës, Rezarta Tahiraj e cila ka kërkuar ndjekje penale për të verifikuar kush i ka bërë publike pamjet që duhet të ishin përdorur vetëm në fushën gjyqësore.

Ajo gjithashtu ka nënvizuar se vajza e viktimës kërkon pengimin e shpërndarjes së mëtejshme të këtyre pamjeve.

“Ato imazhe të vrasjes të shpërndara në mënyrë të paligjshme janë parë në mënyrë të pavullnetshme edhe nga e asistuara ime – bën të ditur Avokate Rezarta Tahiraj duke ju referuar vajzës së viktimës – dhe kjo situatë i ka shtuar stres dhe dhimbje në konstatimin që babai i saj është vrarë pavarësisht pranisë të shumë policëve”.

Tahiraj i ka kërkuar Prokurorisë të verifikojë nëse krahas videove janë shkelur me shpërndarjen, dokumente të tjera të fashikullit gjyqësor në përdorim në seancën paraprake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat