Çekia mbështetje ndaj proceseve integruese të Shqipërisë

Shqipëria

Çekia mbështetje ndaj proceseve integruese të Shqipërisë

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 17:04
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Me ftesë të kryetarit të komisionit për Çështjet Europiane të Dhomës së Deputetëve të parlamentit të Republikës Çeke, Ondrej Benešik, delegacioni i komisionit për Integrimin Europian i Kuvendit, i kryesuar nga kryetarja Jorida Tabaku, e shoqëruar nga deputetët Gerta Duraku, Kreshnik Çollaku dhe Lavdim Krrashi, zhvilluan ditën e sotme në Pragë një takim të përbashkët me komisionin për Çështjet Europiane dhe komisionin për Politikën e Jashtme të parlamentit të Çekisë.

Kryetarja Tabaku, i shprehu mirënjohjen Benešík për mbështetjen e rikonfirmuar të Çekisë ndaj proceseve integruese të Shqipërisë dhe procesit të zgjerimit në tërësi.

Deputetët çekë vlerësuan punën e komisionit për Integrimin Europian.

Ata shprehën mbështetjen e vazhdueshme, si dhe forcimin e bashkëpunimit në dimensionin parlamentar dhe shprehën vullnetin për thellimin e mëtejshëm të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat