Zbulohet pedofili shqiptar që ‘vdes për virgjëresha’

Shqipëria

Zbulohet pedofili shqiptar që ‘vdes për virgjëresha’

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 06:58
Eqerem Sorra

Soji i tyre duket se nuk ka për të mbaruar kurrë ndonjëherë. I radhës është nga Vlora.

Në redaksinë e Fiks Fare mbërriti një denoncim për një 42 vjeçar nga Vlora, i quajtur Eqerem Sorra, i cili edhe pse kishte bërë burg për përdhunim sipas denoncuesit ai vazhdonte të shkonte me të mitura. Minorenet i mashtronte kollaj, pasi hiqej si besimtar i devotshëm mysliman, duke u bërë edhe më i besueshëm. Eqeremi shiste parfume afër xhamisë në qendër të Vlorës.

Fiksi siguroi vendimin e Gjykatës së Lartë në Kaliforni i cili e ka dënuar Sorrën me 8 vite heqje lirie, pasi ka përdhunuar një 17 vjeçare, fakt të cilin Sorra e ka pranuar ç’ka ka ndikuar dhe në vitet e heqjes së lirisë.

Në vendimin e gjykatës jepet me fakte sesi përdhunuesi përfitoj nga 17 vjeçarja e cila nuk dinte cilin autobus të merrte për shtëpi dhe se përdhunuesi Sorra u zotua ta shoqëronte. Miqtë e 17 vjeçares të cilët e shoqëruan deri në stacion kanë deklaruar në gjykatë se Sorra dukej një njeri fetar.

Në këtë vendim thuhet se Sorra e çoi të miturën në banesën e tij dhe e përdhunoi, 17 vjeçarja shpëtoi nga ai vetëm kur ky i fundit shkoi në tualet.

Për këtë akt të Sorrës u mor vendimi në qershor të vitit 2010 dhe u dënua me 8 vite heqje lirie.

Por dënimi nuk i mjaftoi pedofilit i cili edhe tani vazhdon të ngacmojë të mitura dhe të kërkojë prej tyre marrëdhënie seksuale edhe kundrejt pagesës.

Me marrjen e denoncimit një bashkëpunëtore e Fiksit u prezantua si 13 vjeçe dhe shkoi të blinte një parfum tek Eqerem Sorra. Duke e pyetur për jetën e saj Sorra u hodh direkt në sulm për ‘prenë’ e radhës. Bashkëpunëtorja e Fiksit u hoq si jetime nga i ati dhe jetonte vetëm me të ëmën dhe aktualisht e kishte humbur vitin shkollor, kaq mjaftoi që Sorra t’i kërkojë menjëherë numrin e telefonit. Kjo sipas pedofilit me idenë për ta ndihmuar 13 vjeçaren për një punë, por gjithmonë duke i sugjeruar që çdo gjë e mitura ta fshihte nga e ëma.

Direkt ditën e nesërme Sorra i shkruan 13 vjeçares se i ka gjetur pune dhe takohen sërish. Ai i thotë se i ka gjetur punë të pastrojë një shtëpinë e tij që e ka marrë me qira nga persona të tjerë. Vajza do e pastronte shtëpinë çdo ditë dhe se për ketë Sorra do e paguante 2000 lekë në ditë. Madje ai i thotë ” Mos i mbaro punët njëherësh bëj sa të bësh e rri dhe aty shplodhu se vetëm je , po deshe vij edhe unë rri me ty”.

Rrugës për të shkuar tek apartamenti ai telefonon pronaren e shtëpisë për t’i marr çelësin. Por bashkëpunëtorja e Fiksit nguron ta shoqërojë vetëm sipër, aty del dhe i afërm i pronares së shtëpisë duke e shoqëruar për tek apartamenti. Aty bashkëpunëtorja e Fiksit merr informacion se Sorra apartamentin e kishte marrë me qira vetëm për atë dite, ndërkohë që i kishte thënë ndryshe. Me t’u vënë në dijeni edhe pronarja e apartamentit së bashku ballafaqohen me Eqerem Sorrën.

Ajo i kërkon shpjegim se përse e ka thirrur vajzën për pastrimin e shtëpisë pasi ata shtëpinë e japin të pastruar dhe e pastrojnë vetë. Sorra i gjendur në befasi mundohet të dali nga situata duke përmendur që është familjar, por pronarja e apartamentit e ka kuptuar qëllimin e tij. Në kamera dëgjohet që t’i thotë “Ki më shumë respekt për mjekrën që mban! Largohu mos të njoftoj policinë”. Më pas pronarja e apartamentit dhe i afërmi i saj i shpjegojnë 13 vjeçares që ky ishte thjesht një mashtrim nga ana e Sorrës dhe që duhet të ketë kujdes nga persona të tillë.

Por Sorra edhe pse i gjendur në ketë situatë nuk kufizohet për t’i dërguar sërish sms 13 vjeçares. Pas refuzimit të saj për t’i kthyer përgjigje për takim ai këmbëngul me sms duke e treguar hapur qëllimin e tij.

Ai çdo gjë ia përshkruan me detaje në sms duke cilësuar se e tërheqin shumë femrat e virgjëra. Fjalori i përdoruar nga Sorra nuk ka limit edhe pse e di që po i shkruan një të miture, ai i kërkon me ngulm të kenë raport seksual duke i ofruar lekë , shtëpi apo çfarë të dëshironte vajza. Ai i përshkruan me fjalë çdo detaj të një akti seksual dhe se çfarë do bënte në intimitet me 13 vjeçaren.

Mesazhet vazhduan deri në momentin që Sorra arrestohet nga policia e Vlorës për një tjetër vepër penale, atë të “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi u arrestua duke strehuar në banesë 5 emigrantë të paligjshëm.

Ne njoftimin e policisë thuhet se arrestimi i shtetasi E. S u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Osman Haxhiu”, duke shoqëruar për në banesën e tij, 5 emigrantë, me qëllim dhënien ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat