Kokalari sulmon dhe Kalanë me Vokshin

Shqipëria

Kokalari sulmon dhe Kalanë me Vokshin

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 07:51
Evi Kokalari

Aktivistja e PD, Evi Kokalari sulmoi dje në “Facebook” dhe kryetaren e Komisionit të Apelimit në Grupin e Rithemelimit Adriana Kalaja.

Reagimi i saj erdhi pasi Kalaja i quajti të pamoralshme pretendimet e Kokalarit dhe demokratëve të tjerë për manipulim zgjedhjesh në FRPD, duke i akuzuar se i kanë përfituar privilegjet partiake pa meritë.

“Më vjen çudi se ata që kritikojnë garën dhe na bëjnë moral, i janë përvjedhur gjithmonë asaj. Çdo gjë në jetë e kanë fituar dhuratë nga prindërit,bashkëshortët dhe dashnorët”, shkruan Kalaja.

Ish-mbështetësja e Berishës e konsideroi Kalanë si të paaftë profesionalisht pasi pretendon se avokatja në fjalë e përfundoi me korrespondencë Fakultetin Juridik në 2020.

Ajo kritikoi dhe deputeten e Rithemelimit, Albana Vokshi për kontributin negativ të dhënë për zgjerimin e forumit të gruas në PD.

“Kjo është Kryetarja e Komisionit te Apelimit, që dhe juridikun e mbaroi me korrespondence dy vjet më parë. Klasi i saj, paraqitja fizike dhe profesionale janë fytyra e re e Partisë Demokratike. Tashti, shkoni apeloni po deshët. Ndërkohë, doja t’i tërhiqja vëmendjen Albana Vokshi për punën e shkëlqyer që po bën me gratë e Partisë”, u përgjigj Kokalari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat