Tragjedia në Klos, zbardhet dëshmia e mësueseve të gjimnazit

Shqipëria

Tragjedia në Klos, zbardhet dëshmia e mësueseve të gjimnazit

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 13:32
Pamje nga Klosi

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” është zbardhur dëshmia e një prej mësueseve të gjimnazit në Klos ku nxënës ishin vajza 17-vjeçare për të cilën dyshohet se ndodhi tragjedia e djeshme, dhe djali i plagosur Renato Hasula.

Sipas dëshmisë së saj vajza ishte “model në sjellje dhe se nuk ka shkaktuar kurrë probleme apo shqetësime, ndërsa djali ka pasur problematika si të gjithë adoleshentët, por kurrë sjellje të rënda”.

Ajo shtoi se në momentin kur janë dëgjuar krismat e armës që mori jetën e 2 personave kishin menduar se ishin fishekzjarre dhe se dikush po festonte ditëlindjen.

“Po menaxhojmë situatën post-ngjarjes, nuk e kemi të lehtë. Vajza është model për sjellje, asnjë problematikë nuk ka sjellë, vërtet fëmijë model në paraqitje. Ka munguar 3 ditë në shkollë, kur u takuam me prindin thanë se ishte prekur nga virozat e stinës. Vajza rri afër tavolinës time dhe kurrë nuk kam pasur shqetësime nga ajo. Djali nuk them se ishte model sa ajo, por nuk ishte prototip për të shkaktuar probleme. Si të gjithë adoleshentët ka pasur problemet e tij, por jo sjellje të rënda. Vetëm kaq mund të themi, jemi shokuar. Kur dëgjuam krismat mendova se ishin fishekzjarrë dhe dikush po festonte ditëlindjen”, u shpreh mësuesja e gjimnazit në Klos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat