Makina përplas 8-vjeçarin para shkollës

Shqipëria

Makina përplas 8-vjeçarin para shkollës

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Aksident në Skrapar. Një fëmijë 8 vjeç është përplasur nga një mjet përpara shkollën 9-vjeçere “Zylyftar Veleshnja”. Mjeti tip “Ford” me targa AA 579 OD që e ka goditur fëmijën kur ai po kalonte me vrap rrugën për të hyrë në shkollë.

Fëmija i plagosur Denis Dyrmishi, nxënës i klasës së dytë në shkollën 9-vjeçare të Skraparit, është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku raportohet se ka dëmtime të rënda në të dyja këmbët. Sipas mjekëve të Spitalit Rajonal të Beratit, fëmija aktualisht ndodhet në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat të shumta policie që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes,për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit. Burimet policore konfirmojnë se drejtuesi i mjetit Anuel Bregu, 44-vjeç,është shoqëruar në polici, kur edhe do të merret në pyetje në lidhje me aksidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat