Kërcënoi drejtorin e spitalit të Bulqizës, arrestohet 31-vjeçari

Shqipëria

Kërcënoi drejtorin e spitalit të Bulqizës, arrestohet 31-vjeçari

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Një 31-vjeçar është arrestuar në Bulqizë pasi ka kërcënuar drejtorin e spitalit të qytetit.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale G.V. ka kanosur me fjalë për shkak të detyrës drejtorin e spitalit. Nuk dihet si ka nisur debati mes tyre dhe në ç’rrethana ka ndodhur incidenti.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin G. V., 31 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka kanosur me fjalë, për shkak të detyrës, shtetasin H. J., 42 vjeç, me detyrë drejtor i spitalit të Bulqizës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat