Pas kryeministrisë, banorët e Bërxullës protestojnë përpara parlamentit

Shqipëria

Pas kryeministrisë, banorët e Bërxullës protestojnë përpara parlamentit

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 15:32
Banorët e Bërxullës protestojnë përpara parlamentit

Pas Kryeministrisë shkuan te Parlamenti, por askush nga deputetët nuk u ndal ti dëgjonte. Banorët e fshatit Bërxullë të Vorës u mblodhën pak para se të niste séance plenare dhe qendruan për rreth 2 orë. Kundërshtuan zbatimin e projektit të aksit Thumanë-Kashar që prek tokat dhe banesat e tyre.

“Iu them deputetëve të dëgjojnë hallet tona. asnjë prej tyre ska ardhur të na takojë pa marrëveshje nuk e lëshojmë pronën,” tha një prej tyre.

“Segmenti më rrëzon shtëpinë dhe më merr pronën.”

Kërkojnë transparencë, ndërsa kanë tre kushte. Më e rëndësishmja shpronësi i tokës me cmimin e tregut.

“Vlera e pronës, certifikimi i të gjitha banesave dhe projekti i rrugës.”

Banorët protestojnë prej më shumë se muaji dhe paralajmërojnë përshkallëzim nëse nuk gjejnë zgjidhje.

Segmenti Thumanë-Kashar është pjesë e autostradës Milot-Fier. Aksi prej 114 kilometrash është gjithashtu pjesë e Korridorit Blu që lidh Shqipërinë me Kroacinë në veri dhe Greqinë në jug.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat