Tymi ngrihet në ajër nga uzinat, gazetari: Mirëmëngjesi nga Qelbasani, qyteti më i ndotur në Evropë

Shqipëria

Tymi ngrihet në ajër nga uzinat, gazetari: Mirëmëngjesi nga Qelbasani, qyteti më i ndotur në Evropë

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 08:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Edhe pse është fundjave dhe herët në mëngjes, ajri në Elbasan është i rëndë, pasi industria e rëndë e vijon punën e pandërprerë. Gazetari i ABC, Aldo Kozarja ka sjellë disa pamje që tregojnë tymin që ngrihet në ajër.

“Mirmengjesi nga Qelbasani qyteti më i ndotur në Evropë,” shkruan gazetari në një postim në Facebook.

Kujtojmë se ndotja vijon të jetë një problematike thelbësore për qytetarët e Elbasanit dhe rrethinat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat