Mbledhja e dy kuvendeve, Monika Kryemadhi: Duhet të bëjmë më shumë për të shtuar bashkëpunimin

Shqipëria

Mbledhja e dy kuvendeve, Monika Kryemadhi: Duhet të bëjmë më shumë për të shtuar bashkëpunimin

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 13:06
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka komentuar seancën e sotme në parlament që bëri bashkë kuvendin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës.

Kryemadhi thekson se të zgjedhurit e popullit duhet të bëjnë më shumë për interesat e qytetarëve dhe të  shmangin aventurat për interes individual të disa politikanëve duke iu referuar këtu Ballkanit të Hapur.

“Sot në mbledhjen e parë historike të kuvendit të Shqipërisë me atë të Kosovës, zhvilluar si pjesë e ceremonive me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Si të zgjedhurit e popullit, ne deputetët e Shqipërisë dhe të Kosovës duhet të bëjmë më tepër çdo ditë, për të shtuar bashkëpunimin që rrit mirëqenien e qytetarëve tanë, fuqizon ekonomitë tona, e që mënjanon aventurat me interes individual të disa politikanëve, si Ballkani i Hapur”, shkruan Kryemadhi.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat