Bashkia e Tiranës refuzon kërkesën e PD për zhvillimin e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Shqipëria

Bashkia e Tiranës refuzon kërkesën e PD për zhvillimin e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Bashkia e Tiranës ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të zhvilluar protestën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në datën 6 Dhjetor, ditën kur në kryeqytet do të zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Në përgjigje thuhet se pjesa e madhe e rrugëve do të jenë në funksion të këtij samiti, ndërkohë propozon që protesta e opozitës të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”.

BT shton se në rast se Partia Demokratike e pranon propozimin do të lëshojë leje për zhvillimin e protestës në këtë shesh,

Përgjigja e plotë

Në përgjigje të kërkesës suaj protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 41516, dt. 23.11.2022, nëpërmjet së cilës kërkoni leje për vendosjen e një foltoreje në kuadrin e organizimit të një tubimi protesë në bulevardin Dëshmorët e Kombitt, nga ora 12:00 deri në orën 16:00, si dhe bazuar në shkresën e bërë publike të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë me nr. E-431prot., dt. 24.11.2022, ku shprehet ndalimi organizimit të ketij tubimi për shkak se bie në kundërshtim me perimetrin e sigurisë të cituar në shkresën përkatëse, ju bëjmë me dije se kërkesa juaj nuk mund të miratohet.

Bashkia Tiranë, si njësi e vetëqeverisjes vendore, në territorin e së cilës do organizohet samiti Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor është e angazhuar me organizimin e këtij Samiti, sipas fushës së funksioneve që ajo mbulon.

Për sa më sipër, Bashkia Tiranë e ka të pamundur t’iu pajisë me një leje për zënien e hapësirës publike për zhvillimin e tubimit që ju kërkoni të zhvilloni në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Duke qenë se për shkak të zhvillimit të samitit të Bashkimit Evropian në qytetin e Tiranës, pjesa më e madhe e rrugëve në qytet do jenë në funksion të mbarëvajtjes së këtij samiti, duke mos cënuar të drejtën tuaj për tubime, ju propozojmë zhvillimin e tij pranë Sheshit Skënderbej.

Për sa me sipër, nëse jeni dakord me këtë propozim, na bëni sa me shpejt me dije, që Bashkia Tiranë të vijoj me lëshimin e lejes përkatëse për zhvillimin e këtij tubimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat