Kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa ‘vishet’ Kuq e Zi për 28 nëntor

Shqipëria

Kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa ‘vishet’ Kuq e Zi për 28 nëntor

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 17:46
Burj Khalifa

Një urim kreativ dhe i veçantë ka ardhur për Shqipërinë me rastin e 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kulla më e lartë në botë, “Burj Khalifa” që gjendet në Dubai, u ‘vesh’ pasditen e së hënës me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi.

“#BurjKhalifa ndez dritat me flamurin shqiptar në festimin e ditës kombëtare të tyre. Ju dëshirojmë prosperitet dhe zhvillim”, kanë shkruar në faqen zyrtare të Burj Khalifa.

Gjithashtu, në sfond kanë lëshuar edhe himnin kombëtar shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat