Breshëri plumbash ndaj dy vëllezërve, arrestohet 30-vjeçari

Shqipëria

Breshëri plumbash ndaj dy vëllezërve, arrestohet 30-vjeçari

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Policia në Tiranë ka vënë në pranga një 30-vjeçar i cili kishte qëlluar me armë zjarri ndaj dy vëllezërve në Shkodër në vitin 2021. Bëhet e ditur se Besmir Perkola u arrestua në kuadër të operacionit të koduar policor “Arratia” nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2.

Gjatë këtij operacioni, në rrugën “Frang Bardhi”, policia ndaloi automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga Perkola. Gjatë kontrollit, në çantën e 30-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, si dhe një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.

Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 30-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi në mars 2021, në Shkodër, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të vëllezërve Marjan dhe Hot Doçaj.

Në mars 2021 janë arrestuar edhe dy vëllezërit, pasi janë konfliktuar me Besmir Perkolën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat