Begaj në Ditën e Çlirimit: Përulemi me mirënjohje përpara kujtimit të dëshmorëve

Shqipëria

Begaj në Ditën e Çlirimit: Përulemi me mirënjohje përpara kujtimit të dëshmorëve

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 12:20
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj, sot në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, u shpreh se përulen me mirënjohje përpara kujtimit të dëshmorëve.

Ai shtoi se nderimi më i madh që mund t'i bëhet sakrificës së heronjve të atdheut, është duke mbajtur gjallë kujtimin e tyre, duke i shërbyer vendit më përkushtim e përgjegjësi, e duke mos e marrë lirinë kurrë të mirëqenë.

“Në Ditën e Çlirimit, nderojmë dëshmorët e Shqipërisë, që dhanë jetën e tyre për të mbrojtur vendin nga pushtuesit nazifashistë. Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut!”, shkroi Begaj në Facebook.

Shqiptarët sot festojnë 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë më 1944. Politika shqiptare e feston sërish e ndarë Ditën e Çlirimit të vendit, edhe pse 29 Nëntori është data zyrtare e kujtimit të kësaj dite. Të majtët respektojnë 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë dhe 29 Nëntorin si Ditën e Çlirimit, ndërkohë që të djathtët i përkujtojnë të dy festat më 28 Nëntor.

Debati për Festën e Çlirimit mbetet ende i ndezur në politikën shqiptare, ku e djathta ndjek të njëjtin model si gjatë mandatit të saj të parë qeverisës, kur ka ndryshur datën e Çlirimit, nga 29 Nëntori më 28 Nëntor, pasi sipas saj, kjo e fundit ishte zgjedhur nga regjimi komunist, duke falsifikuar historinë. Por, 29 Nëntori e ka fituar sërish statusin e Ditës së Çlirimit kur e majta kishte marrë pushtetin, në verën e vitit 1997, kur me një ligj të posaçëm ishte kthyer në festë zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat