Vrasja e Xhuvanit që tronditi opinionin publik/ Gjykata e Apelit merr vendimin për 6 oficerët e policisë

Shqipëria

Vrasja e Xhuvanit që tronditi opinionin publik/ Gjykata e Apelit merr vendimin për 6 oficerët e policisë

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 10:16
Pjerin Xhuvani

Gjykata e Apelit ka rikthyer  në detyrë 6 punonjësit e policisë së Elbasanit, të cilët u pezulluan me vendim gjykate pas kërkesës së prokurorisë së Elbasanit, e cila po heton dosjen e vrasjes së mjekut psikiatër Pjerin Xhuvani tre ditëve para zgjedhjeve.

Bëhet fjalë për punonjësit e policisë të “Forcave Shqiponja”Dedion Durakun, Pëllumb Biçakun, Erion Ballën, Erion Meçje , Donald Dedjen dhe Besmir Kadiun.

Nga nesër ata do të rikthehen në punë, pasi ditët e fundit Gjykata e Apelit Durrës ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë në Elbasan.

Vendim i cili u mor nga kjo gjykatë pas kërkesës që prokuroria e Elbasanit bëri për pezullimin nga detyra dhe hetimin në gjendje të lirë të 6 punonjësve të policisë së Elbasanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat