Makina aksidenton këmbësoren në Gjirokastër

Shqipëria

Makina aksidenton këmbësoren në Gjirokastër

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Një 53-vjeçare ka mbetur e plagosur këtë të premte në Gjirokastër pasi është përplasur nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:50 në vendin e quajtur “Ura e Lumit”. Sipas policisë, 34-vjeçari me iniciale A.Xh. duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen me iniciale L. Z.

Nuk dihet nëse ka qenë drejtim i gabuar i mjetit apo gabim i vetë këmbësores që çoi në aksidentimin e saj.

Shoferi është shoqëruar nga shërbimet e policisë, ndërsa gruaja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat