Anglia: Vazhdojnë kalimet në La Mansh, ktheni mbrapsht azilkërkuesit shqiptarë!

Shqipëria

Anglia: Vazhdojnë kalimet në La Mansh, ktheni mbrapsht azilkërkuesit shqiptarë!

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Sensibilimi i bërë vërshimit të emigrantëve drejt Britanisë së Madhe, nuk pos jell asnjë rezultat të prekshëm në terren sipas zyrtarëve anglezë.

Numri i të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar kapërceu 42 mijë, dhe fluksi i atyre që kalojnë La Manshin vazhdon në të njëjtën masë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme parandaluese dhe kushteve tashmë më të vështira të motit. Deputetë dhe ish-ministra kryesorë konservatorë po këmbëngulnin në kthimin e shpejtë të azilkërkuesve shqiptarë, përfshirë këtu dhe të mbijetuar të trafikimit.

Amnesty International e akuzon Londrën zyrtare për “hipokrizi” pas organizimit të samitit të dhunës seksuale, ndërsa nuk ka siguruar mbrojtje për të mbijetuarit e saj në shtëpi. Qendra Manston mund të zbrazet, por nuk është mbyllur nuk u mbyll ndërsa skandalet vazhdojnë të shfaqen, thuhet në faqen e misionit të Këshillit Europian për Refugjatët dhe Mërgimtarët, ECRE.

Pikërisht në 14 nëntor, dita kur Mbretëria e Bashkuar dhe Franca njoftuan  marrëveshjen e tyre të re që synonte rritjen e bashkëpunimit mbi emigracionin e paligjshëm, duke përfshirë varkat e vogla”, 400 persona zbarkuan në tokën britanike. Vetëm gjatë muajit nëntor, në vend llogaritet të kenë hyrë 2.261 emigrantë. Shqiptarët përbëjnë rreth një të tretën e të gjitha kalimeve të Kanalit gjatë 12 muajve të fundit.

Home Office pohon se “këtë vit po shohim një numër të madh shqiptarësh që rrezikojnë jetën e tyre dhe përmes rrugëve të paligjshme, ndërmarrin udhëtime drejt Britanisë së Madhe që mund të kenë edhe pasoja të rënda, dhe kjo po e ngarkon ndjeshëm sistemin tonë të azilit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat