“Vuçiç ka gjetur një pretekst për të mos ardhur në Tiranë”, analisti zbulon çfarë po përpiqet të bëjë presidenti serb

Shqipëria

“Vuçiç ka gjetur një pretekst për të mos ardhur në Tiranë”, analisti zbulon çfarë po përpiqet të bëjë presidenti serb

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 08:57
Aleksandër Vuçiç

Më 6 dhjetor do të mbahet në Tiranë Samiti BE-Ballkani Perëndimor dhe debatet rreth kësaj ditë kanë qenë të shumta, duke filluar që nga protesta e thirrur nga opozita deri të dilema e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për të marrë ose jo pjesë në Samitin në Tiranë.

Në lidhje me këtë, analisti, Mentor Nazarko, tha në emisionin “Log” nën moderimin e gazetarit Endri Xhafo, se Vuçiçi ka gjetur një pretekst për të mos ardhur në Tiranë dhe se Serbia nuk do të shoh nga afër rritjen e Shqipërisë në sytë e Europës.

Më tej Nazarko tha se vendi ynë po merr vëmendje nga BE-ja dhe se vendi ynë po njeh një rritje të prestigjit të saj.

“Edhe nëse përzgjedhja e Tiranës për të mikpritur Samitin e BE-së është me rend alfabetik, kjo nuk e ul vlerësimin që kanë për Shqipërinë. Nëse Serbia do të ishte më perëndimore ata mund ta bënin samitin atje. Shqipëria është duke përjetuar një rritje të prestigjit të saj ndërkombëtar. Është anëtare e Këshillit të Sigurimit. Ky është një moment që vlen për shqiptarët. Vuçiçi ka gjetur një pretekst për të mos ardhur në Tiranë. Serbia përveç që do të shmangi rritjen e rëndësisë së Shqipërisë, do të shpikë diçka më shumë kuptimësi”, tha Nazarko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat