Një djalë dhe një vajzë në Tiranë marrin me forcë 38-vjeçarin në makinë dhe e dhunojnë - policia arreston 25-vjeçarin

Shqipëria

Një djalë dhe një vajzë në Tiranë marrin me forcë 38-vjeçarin në makinë dhe e dhunojnë - policia arreston 25-vjeçarin

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Dy të rinj, konkretisht D. D., 25 vjeç dhe D. D., 29 vjeçe kanë marrë me forcë në makinë një 38-vjeçar në Tiranë dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Policia bën me dije se është bërë i mundur arrestimi i 25-vjeçares.

Ndërkohë që bashkëpunëtorja e tij është vënë nën hetim në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin D. D., 25 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. D., 29 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë marrë në makinë, pa dëshirën e tij, shtetasin A. S., 38 vjeç, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat