Vihet tritol në murin rrethues të një banese në Sarandë, policia jep detajet e para

Shqipëria

Vihet tritol në murin rrethues të një banese në Sarandë, policia jep detajet e para

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm është vënë në murin rrethues të një banese në Sarandë.

NJOFTIMI

Më datë 05.12.2022 rreth orës 04:45, në lagjen nr.1, Sarandë, në murin rrethues të banesës së shtetasit L. L, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat