E mitura denoncon 25-vjeçarin për përdhunim në Tropojë

Shqipëria

E mitura denoncon 25-vjeçarin për përdhunim në Tropojë

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Një 16-vjeçare ka kallëzuar në policinë e Tropojës se është abuzuar seksualisht nga nja 25-vjeçar.

Denoncimin e mitura ka bërë për E. B., 25 vjeç, banues në Shënavlash të Durrësit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi ka kallëzuar një shtetase e mitur 16 vjeçe,  se 25-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi”- njofton policia.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat