Arjan Curri zbulon se çfarë ka ndodhur me Gerti Shehun pas sulmit që i ndodhi Berishës

Shqipëria

Arjan Curri zbulon se çfarë ka ndodhur me Gerti Shehun pas sulmit që i ndodhi Berishës

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 23:14
Arjan Curri

Analisti Arjan Curri pjesë e panelit në Top Story lajmëron se autori që sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë protestës është mjekuar dhe më pas është lënë i lirë.

Curri: Ka një teori që njihet si sugjestionimi I turmave që në momentin që politika ashpërson gjuhën politike, të sëmurët, militantët apo ekstremistët vetëaktivizohen automatikisht, mjafton të ashpërsosh gjuhën dhe ata aktivizohen.

Nuk e keni idenë që sa njerëz shoh unë që zihen edhe janë gati në zgripin e dhunës prej atyre që dëgjojnë, mund të ndodhë edhe të aktivizohen automatikisht, ata janë mina vetëaktivizuese që mjafton të dëgjojnë në media. Shoqëruesit e shoqërojnë deri në selinë e PD dhe policia nuk ekziston, jo vetën që nuk ishte por u la bosh sepse ishte nëpër kryqëzime.  

Drejtori nxori një kartelë budallai dhe e dyta tha deputeti Berisha, Rama më shumë e vlerësoi Berishën se tha udhëheqësi i protestës, kurse drejtuesi i policisë thotë deputeti. Ai është mjekuar dhe është lënë i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat