Kishte vënë në dispozicion lokalin për prostitucion, arrestohet një person, procedohen penalisht dy të tjerë

Shqipëria

Kishte vënë në dispozicion lokalin për prostitucion, arrestohet një person, procedohen penalisht dy të tjerë

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Një 43 vjeçare është arrestuar në Fier pasi kishte vënë në dispozicion lokalin që administronte, për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit.

Policia e Shtetit sot ka informuar se lidhur me këtë rast, janë proceduar penalisht edhe tre persona të tjerë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, mbështetur nga inteligjenca informative, për një ambient (lokal) të vënë në dispozicion të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit, si dhe në bazë të provave të siguruara si rezultat i një hetimi disamujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Penaliteti”. Si rezultat i këtij operacioni, u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest në burg", caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për shtetasen Y. N. (XH)., 43 vjeçe, banuese në Fier, për veprat penale "Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe "Shfrytëzimi i prostitucionit". Gjithashtu, u proceduan penalisht, për veprën penale “Prostitucioni”, një shtetase 27 vjeçe dhe 2 shtetas të tjerë, 26 vjeç dhe 35 vjeç, në hetim për implikim në këtë veprimtari të kundërligjshme.”, ka bërë të ditur Policia.

Po vazhdon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.

Ndërkohë, materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat