Aleksandër Biberaj zbulon skenarin: Të bllokohen portet dhe aeroportet, kollaj për ta rrëzuar qeverinë

Shqipëria

Aleksandër Biberaj zbulon skenarin: Të bllokohen portet dhe aeroportet, kollaj për ta rrëzuar qeverinë

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj ka deklaruar se qeveria e kryeministrit Edi Rama rrëzohet vetëm me protesta të përditshme dhe të përjavshme, pasi kreu i qeverisë “është frikacak”.

Në një analizë të tij për situatën politike në vend, Biberaj në prononcimin për Neës24 tha se opozita duhet të bllokojë portet e aeroportet në skenarin e protestave.

“Vë re që Berisha po qartësohet për këtë situatë, u bë në 7 korrik një provë gjenerale, nuk duhet të kishte gjithë këtë kohë të gjatë për te mitingu i 12 nëntorit, duheshin protesta të përditshme, të përjavshme për ta përmbysur.

Besoj se opoztia ka nxjerrë mësime e do konkludojë, është kollaj për ta rrëzuar

Qasja, blloko portet, aeroportet gjithcka për një javë që të zhbllokosh atë që ka bllokuar Rama për 10 vite.

Blloko cdo aktivitet në këtë vend, kështu kanë ndodhur revolucione në gjithë botën jo duke cuar qirinj apo flamuj te kryeministria.

Protesta non stop dhe populli është gati.

Për mua Berisha e Meta duhet të marrin përgjegjësi si drejtues te opozitës. Nëse s’e bëjnë të hapin krahun, është përgjegjësi shumë e madhe.

Ka frymë revolucioni, pardje kur ndodhi ngjarje një fjalë e Berishës e do shikoje një Shqipëri tjetër por Berisha u ngrit në përgjegjësinë që i takon, e amortizoi, qetësoi situatën, por ka një pakënaqësi të jashtëzakonshme.

Cdo ditë që rri Rama në pushtet dëmi që i bëhet këtij vendi është i jashtëzakonshëm.

Rama është shumë frikacak problemi është që ne nuk i kemi treguar akoma cfarë jemi në gjendje të bëjmë.

Protestat mund ta trembin, po foli populli s’ka qeveri që reziston. Populli ka rrëzuar junta e diktarura, por Rama s’ka parë akoma, i them Ramës që akoma ske parë ti rezistencë popullore”, u shpreh Biberaj.

Nder te tjera Biberaj tha se gjuha qe perdor Rama ne Kuvend eshte e denje per “nje rrugaç”.

“Kur dhunon kryeministri, fjalori në Kuvend i kryeministrit është i denjë vetëm për një rrugac ordiner. Si del e flet ku ka e gra e vajza me një gjuhë ordinere, është e turpshme.
Politika për 32 vite nuk ka shkëlqyer por nuk ka degraduar në këtë farë niveli, po do shkojë keq e më keq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat