‘Bëhet i gjallë’ Lulzim Basha, ja çfarë njofton

Shqipëria

‘Bëhet i gjallë’ Lulzim Basha, ja çfarë njofton

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 18:51
Lulzim Basha

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar 8 dhjetorin, ‘Ditën e Rinisë’. Basha shkruan se ëndrra europiane që ngriti në 1990 studentët në këmbë është ende frymëzim për të rinjtë e sotëm.

“8 dhjetori 1990, dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja, është vepra më e bukur e rinisë shqiptare, frymëzimi më i madh për çdo të ri dhe pikënisja e rrugëtimit të Shqipërisë europiane.

Ëndrra e Shqipërisë europiane që ngriti në këmbë studentët 32 vjet më parë, mbetet jo vetëm ëndrra më e bukur dhe më përbashkuese e brezave, por edhe më frymëzuesja e rinisë së sotme!

Prandaj dita e rinisë nuk është vetëm një datë historike. Është inkurajim për çdo brez për të mos u ndalur, as dorëzuar para vështirësive, por për të luftuar ashtu si 32 vite më parë, për një Shqipëri demokratike, një Shqipëri si gjithë Europa”, shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat